Hollovej, rekord të ri në 60 metra me pengesa

Atleti nga SHBA, Grent Hollovej, është bartës i medaljes së artë dhe pronar i rekordit të ri në 60 metra me pengesa në palestra. Hollovej, përshkoi 60 metra për 7.29 sekonda, në Mitingun në Madrid dhe për një të qindën e sekondës ka përmirësuar rekordin e botës, që para 27 viteve u vendos nga britaniku Kolin Xhekson.

 

Hollovej, për 3 të qindtat ka përmirësuar rekordin personal, që është 7.32 sekonda, që e ka vendosur në fillim të muajit në Leoven. Atleti 23 vjeçar është kampion bote në 110 metra me pengesa, pasi që në vendin e parë u ndal në Botërorin në Doha në vitin 2019.

 

LEXO EDHE:

Back to top button