Horhe Hesus vendos rekord të ri si trajner në Arabinë Saudite

Al Hilal shënoi fitore të lehtë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al Ittihadit me rezultatin 4:1. Trajneri, Horhe Hesus shkroi historinë me këtë fitore, duke u bërë i pari që fiton 34 ndeshje radhazi. Hesus u bë trajneri i parë që arrin 34 fitore radhazi me ekipin arab, Al Hilal.

69-vjeçari u emërua trajner i klubit nga Arabia Saudite në korrik të vitit 2023, duke nënshkruar kontartë deri në fund të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Benfika-s si trajner i Al Hilal në të gjitha garat ka zhvilluar 42 ndeshje, ka fituar 39 dhe ka barazuar tri herë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button