Horor në Brazil! Djali vrau mësuesin me thikë: Plagosi pesë persona të tjerë në shkollë, mbante maskë me kafkë në kokë

Horor në Brazil! Djali vrau mësuesin me thikë: Plagosi pesë persona të tjerë në shkollë, mbante maskë me kafkë në kokë

Një nxënës 13-vjeçar i shkollës fillore sulmoi sot me thikë mësuesit e tij në një shkollë publike në Sao Paulo, Brazil, duke vrarë një dhe duke plagosur tre të tjerë, thanë autoritetet.

Pesë të plagosurit janë shtruar në spital dhe janë në gjendje stabile, ndërsa sulmuesi i dyshuar është ndaluar nga policia ushtarake dhe tani është nën hetim.

Mësuesja e vrarë është 71 vjeç. Javën e kaluar ajo tentoi të zgjidhte konfliktin mes sulmuesit dhe një studenti tjetër, kur ata po ziheshin.

“Ai e quajti tjetrin majmun dhe miu, nuk i pëlqeu, kështu që ata filluan të ziheshin”, u tha gazetarëve një student që studionte në të njëjtën klasë me sulmuesin.

Sipas tij, sulmuesit nuk i ka pëlqyer mënyra se si ka ndërhyrë mësuesi, ndaj ka thënë se do të bëjë diçka për këtë.

Sulmuesi hyri në klasë sot i veshur me një maskë me një motiv kafkë mbi kokë, më pas e goditi mësuesin nga pas – në kokë dhe në shpinë, tha shoku i tij i klasës dhe shtoi se më pas të gjithë filluan të ikin.

LEXO EDHE:

Back to top button