Hoti e Vuçiq përafrojnë qëndrimet për të zhdukurit


Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve , të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik. Ata konfirmuan se gjatë takimit të së hënës në Bruksel kanë hapur dy tema të reja: Asociacionin e komunave serbe dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore. Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar të mbahet më 28 shtator. Në Bruksel, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, zhvilluan takim të përbashkët nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për drafitimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në kuadër të dialogut tani po trajtohen çështje të vështira dhe palët kishin pikëpamje të ndryshme. Kjo sipas tij, bën që bisedimet të jenë më të komplikuara dhe më të vështira.

LEXO EDHE:

Back to top button