Hovenier: Kërkesat e SHBA-së nuk janë presion

Hovenier: Kërkesat e SHBA-së nuk janë presion

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët tha se kërkesat që SHBA-të i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion. Ai tha se vendi, megjithatë, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë. “Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s – dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë – pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier. Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe se një nga synimet më të mëdha strategjike është “ta shohim Kosovën që ka zënë vendin e saj, duke mbështetur Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

LEXO EDHE:

Back to top button