Hovenieri pas takimit me Osmanin e përmend që s’i shkuan kryetarët e VV-së në takim

Hovenieri pas takimit me Osmanin e përmend që s’i shkuan kryetarët e VV-së në takim

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se me presidenten Vjosa Osmani ka biseduar për gjendjen e sigurisë në veri të vendi.

Hovenier tha se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Ai shtoi se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situate, raporton EO.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

“Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”. /Insajderi

 

LEXO EDHE:

Back to top button