Hoxha, forcon edhe më tej mesfushën e kombëtares së Kosovës

Futbollisti i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha i është bashkuar kombëtares së Kosovës dhe do jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit shtator. Hoxha ka ardhur në momentin e duhur te ekipi “dardan” dhe pikërisht në pikën, ku ky ekip ka çaluar më së shumti, pra mesfusha.

Dikur Kosova kishte nevojë për mesfushor, por tani ka me “bollëk” dhe “guri”, duke filluar nga: Elvis Rexhbecaj, Ismet Lushaku, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu, Vesel Demaku, Meriton Korenica, Bledian Krasniqi, Veldin Hoxha dhe Florent Muslija.

Kosova ndeshjet e rëndësishme i luan në shtator, ndaj Zvicrës dhe Suedisë – të vlefshme për fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Gjatë këtij muaji, ekipi Franco Fodas zhvilloi dy miqësore, ndaj Armenisë dhe Komorasit, ku i fitoi të dyja në mënyrë bindëse./Indeksonline/

Foto: Indeksonline

LEXO EDHE:

Back to top button