Hoxha me Dinamo Zagrebin drejt garës kryesore në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha ka luajtur deri në minutën e 63-të për Dinamo Zagrebin që mposhti skuadrën e Azerbajxhanit, Karabag.
Dinamo Karabagun me rezultatin 3:0 në Zagreb, në ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve.
Marko Pjaca shënoi golin e parë në minutën e 29-të, kurse dy golat tjerë, Dinamo i shënoi në pjesën e dytë. Realizues i dy golave ishte Sandro Kulenoviq. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 75-të, kurse për rezultatin final, 3:0, shënoi në minutën e 80-të. Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Azerbajxhan.