Hoze Murinjo ka thënë “PO” ofertës nga Turqia

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, trajneri portugez Hoze Murinjo ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen.
Murinjo pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me gjigantin turk, ku dikur ka qenë pjesë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Kujtojmë që Fenerbahçe këtë edicion dështoi ta fitonte titullin në kampionatin e Turqisë edhe pse ishte duke kryesuar deri në xhirot e fundit.
Fenerbahçe synon kualifikimin në Ligën e Kampionëve përmes fazës së play-offit./Indeksonline/