Hoze Murinjo kërkon futbollistin e tij të preferuar te “Djajtë e Kuq”

Trajneri portugez Hoze Murinjo, që pak javë më parë u emërua në detyrë si drejtues i Fenerbahçes në Superligën turke, i ka kërkuar klubit që të interesohet për mbrojtësin suedez Viktor Lindelof, që luan me Man. Junajtedin në Angli.

Murinjo e njeh mjaft mirë lojtarin 29-vjeçar, duke qenë se e ka trajnuar dikur në “Old Trafford”, ndaj kërkon ta ketë me vete në Turqi. Një transferim i realizueshëm, duke qenë se lojtari ka ende edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”.

Kostoja e Lindelofit është rreth 15 milionë euro, por edhe mund të ulet duke qenë se mbrojtësi hyn në vitin e fundit të kontratës. Sipas “The Sun”, palët kanë nisur bisedimet dhe ato mund të kenë një fund pozitiv së shpejti.

Te Man. Junajtedi po përgatisin një revolucion dhe Lindelof mund të largohet për të arkëtuar e për t’i hapur rrugë një lojtari tjetër. Ndaj dhe te Fenerbahçe shpresojnë ta kënaqin sa më shpejt trajnerin portugez, për të patur të besuarin e tij në ekip.

LEXO EDHE:

Back to top button