Hoze Murninjo kërkon tjetër futbollist nga “Djajtë e Kuq”

Trajneri Hoze Murinjo vazhdon të blejë lojtarë nga ish-klubi i tij Man. Juanjted. Pas Nemanja Matiçit, i cili erdhi te Roma këtë verë, portugezi kërkon një tjetër lojtar nga “Djajtë e Kuq”.
Sipas spekulimeve, “romakët” janë në bisedime me klubin e Premier Ligës për angazhimin e Erik Baia-s. Mbrojtësi nuk ka pasur minuta në “Old Trafford” në sezonet e fundit dhe do të ketë akoma më pak sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh faktin se Junajtedi ka nënshkruar me Lisandro Martinez nga Ajaksi.
Është interesante se Baia erdhi në Mançester nga Villarreali pikërisht me insistimin e Mourinhos, kur ai drejtonte klubin. Roma ka në radhët e saj një tjetër ish-lojtar të Junajtedit, Kris Smalling.