​Britani, deri në 10 vjet burg për shkelësit e rregullave gjatë pandemisë

Duke filluar nga java e ardhshme, shkeljet e përsëritura të rregullave të reja të përforcuara anti-COVID të vendosura për udhëtarët në Britaninë e Madhe mund të kenë edhe pasoja penale, shkruan A2Cnn.

- Advertisment -

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e shpjegoi këtë, duke njoftuar dënime deri në 10 mijë funte për ata që shkelin rregullat dhe deri në 10 vjet burg për përsëritësit e veprave penale. Udhëtarët që vijnë nga 33 vende ,të cilëve u kërkohet të izolohen në hotel do të tarifohen me 1750 funte për ushqim, akomodim, transport dhe testim.

Hancock paralajmëroi se njerëzit që përpiqen të shmangin rregullat e karantinës në hotel mund të përballen me 10 vjet burg.

Udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i nënshtrohen një testi të parë do të gjobiten me 1 mijë funte dhe nëse nuk arrijnë të kryejnë testin e dytë do të gjobiten me 2 mijë funte. Ndërsa të gjithë ata që nuk vendosen në karantinë në hotelin e caktuar mund të gjobiten me 10 mijë funte.

Dhe në fund, kushdo që siguron informacion të rremë në një formular për ndjekjen e pasagjerëve, ose që nuk zbulon se ata kanë qenë në një vend të “listës së kuqe” 10 ditë para se të mbërrinin në Britaninë e Madhe, mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Qeveria ka nënshkruar një kontratë me 16 hotele, fillimisht për 4 600 dhoma. Udhëtarët duhet të qëndrojnë në dhomat e tyre dhe nuk mund të përzihen me të tjerë. Do të ketë siguri për të garantuar që të izoluarit të jenë në përputhje me rregullat, theksoi Hancock.

Përveç kësaj, nga 15 shkurti kushdo që mbërrin në Britani të Madhe duhet t’i nënshtrohet testeve PCR në ditën e dytë dhe të tetë të mbërritjes, si dhe duhet të paraqesë një test negativ kur niset. Nëse ata janë pozitivë, ata do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë të tjera./

LEXO EDHE:

Back to top button