Dehari dhe Cvetanovska, bartës të flamurit në “Pekin 2022”
Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi 3 sportistët, të cilët nën drejtimin e drejtorit sportiv, Vlladimir Bogoevski, do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Që të tre sportistët, premtuan se do të japin maksumimin që të arrijnë rezultate të larta në Lojrat Dimërore në Kinë. Ndërkohë u konfirmua se Dardan Dehari dhe Ana Cvetanovska, do të bartin flamurin e Maqedonisë në ceremonialin e hapjes në “Pekin 2022”. Kujtojmë se Lojrat Olimpike Dimërore do të zhvillohet prej 4 e deri më 16 shkurt.

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi 3 sportistët, të cilët do të mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë në Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Dardan Dehari dhe Ana Cvetanovska, do të bartin flamurin e Maqedonisë, në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, për të respektuar barazinë e gjinive, një nismë të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që filloi nga Lojrat Olimpike Verore “Tokio 2020”. Përpos tyre, në ekspeditën e Maqedonisë është edhe Stavre Jada, i cili ishte në rolin e njëjtë, si bartës i flamurit, në Lojrat Olimpike Dimërore, katër vite më parë në Pjongçang.
Ana Cvetanovska
“Është Olimpiada e parë për mua. Në dy vitet e fundit kam shëëuar një përparim të madh dhe në paraqitjen e mia më 5 dhe 10 shkurt, do të garojë në 15 km skiatllon, 7.5 km në garat klasike dhe 7.5 km në stil të lirë. Do të jap maksimumin dhe nga paraqitjet e mia pres rezultat të mirë.
Dardan Dehari
“Do të jetë Olimpiada e parë si garues. Mendojë se këtë vit kemi stërvitur në mënyrë në mënyrë solide si fazën përgatitore , ashtu edhe fazën garuese dhe shpresojë që Lojrat Olimpike në disiplinat Slalomi I Madhe dhe slalom do të jap maksimumin dhe do ët nxjerrim rezultat sa më të mirë të mundshëm që kthehemi kryelart nga Lojrat Olimpike.“
E para në garat e “Pekin 2022”, do të jetë Ana Cvetanovska, e cila më 5 shkurt, do të garojë në kros kantri, në shtegun e 7.5 km, ndërsa garën e ardhshme do të ketë më 10 shkurt, në shtegun 10 km të garës klasike në kros kantri. Stavre Jada do të garojë sprintin e kros kantrit më 8 shkurt, në 1.5 km dhe 50 km, stil të lirë, më 19 shkurt. Ndërkohë Dardan Dehari, garën e parë do të ketë më 13 shkurt në disipilinën e slalomit, ndërsa në slalomin e madh, do të garojë më 16 shkurt, në ditën e fundit të Lojrave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Mahir Thaçi