Ndombele, nga Totenhami kalon te Lioni

Tangaj Ndombele është transferuar te skuadra e Olimpik Lion. Mesfushori që luajti deri në këtë sezon me Totenhami, kërkohej edhe nga Paris Sen Zhermeni, por një tjetër skuadër franceze siguroi nënshkrimin e tij.
Ndombele është rikthyer te Lion, duke firmosur një kontratë huazimi.
Ndombele do të jetë me Lionin deri më 30 qershor të vitit 2022, por në formë huazimi, ndërsa Lion do të paguajë 1.42 milion euro në konton e skuadrës së Totenhamit.