Albin Tahiri arrin rezultat historik për Kosovën në Pekin
Skitari Albin Tahiri, ka arritur rezultatin më të mirë në historikun e këtij sporti në Kosovë. Tahiri u rendit i 15-ti në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, që është edhe rezultati më i mirë në këtë sport në Kosovë.
“Kjo është pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën”.
Kujtojmë se Tahiri erdhi deri te pozita e 15 në një garë ku morrën pjesë 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin që përbëhet nga lëshimi dhe slalomi. Njëherit është edhe pozita më e mirë I Alabin Tahirit në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore. Skiatori nga Kosova do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.







