Alioski, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek “Al Ahli”

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski edhe statistikisht është futbollisti më i mirë i skuadrës “Al Ahli” nga Xheda, në fund të pjesës së parë të sezonit, ose pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Sipas “Sofa Score”, Alioski është në vendin e parë me notën 7.20, duke lënë pas Adbulrahman Gareb me 7.13 dhe Filip Brdariqin në vendin e tretë, me notën 7.04.

Alioski në “Al Ahli” erdhi nga skuadra e Lids Junajted, në merkaton verore dhe nën emrin e tij ka edhe 4 gola të shënuara. Alioski morri pjesë në 14 nga 15 ndeshjte në këtë sezon, ndërsa Al Ahli është duke luajtur nën pritshmërinë e programuar, pasi që është në vendin e 13-të.

LEXO EDHE:

Back to top button