Alioski siguron një pikë për Al Ahlin me golin e 6-të

Ezgjan Alioski është në formë të mirë dhe këte e dëshmon në kampionatin e Arabisë Saudite. Alioski në sfidën e fundit të skuadrës së tij Al Ahli Xheda, arriti që ti sigurojë një pikë me gol të shënuar në kohën shtesë. Alioski u regjistrua në listë e golashënuesve në minutën e 95-të për të barazuar shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.

Alioski ka zhvilluar 19 ndeshje deri më tani në Arabinë Saudite, në të cilat ka shënuar 6 gola dhe 5 asiste.

Kujtojmë se reprezentuesi tjetër i Maqedonisë, Aleksandar Trajkovski, mbeti në stolin e skuadrës së Al Fahja dhe nuk kishte mundësi që të jetë në fushë përball Alioskit.

LEXO EDHE:

Back to top button