Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti u shpreh i lumturë me fitoren e skuadrës madrilene ndaj Barcelonës në gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës. “Los Blancos” dje triumfuan me rezultat 2 – 3 pas plotë 120 minutave lojë.
“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm. I thashë Pike që duhet të ndalin ndeshjen kur Vinisius ishte në tokë, por ai tha se nuk do e bëjë asnjëherë. Mirë që e dimë tani. Çavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi Ançeloti.
Në finale, Real Madrid do takohet me fituesin e takimit Atletik Bilbao – Atletiko Madrid.








