Ançeloti: Nuk më intereson Barcelona, kërkojmë trofeun e Championsit

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti pas ndeshjes në Madrid, është pyetur rreth situatës të Barcelonës, duke thënë se nuk i intereson, mirëpo do e shikoj ndeshjen.

“Nuk më intereson se çfarë ndodh te Barcelona, a kualifikohen në raundin e 16-të ose jo, por do shikojë ndeshjen sepse e dua futbollin. Objektivi ynë personal është të fitojmë turneun, kualifikimi për fazën tjetër nuk ishte”, tha Ançelloti.

Ndërkohë, të hënën do hidhet shorti, aty ku do mësohet se kush do jetë kundërshtari i radhës për “Los Blancos”, që në fundjavë e pret një ndeshje e vështirë, me rivalin lokal, Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button