ASH-AAA: Mbështesim çfarëdo iniciative për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe ai Alternativës Afrim Gashi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend konfirmuan inicimin e interpelancës kundër ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, transmeton Alsat. Sela dhe Gashi siguruan se do të mbështesin çfarëdo iniciative për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale.

“Kjo qeveri e gënjeshtarëve duhet të ikë sa më shpejtë. Po ne mbrëm kemi ngritur iniciativë për ministrin e Punëve të Brendshme , por do të mbështesim edhe mosbesim të Qeverisë”, tha mes tjerash Sela.

“Ne kemi përgatitur interpelancë për ministrin e Punëve të Brenshme, me rregullore për ngritjen e mos besimit të qeverisë duhen 20 deputetë, ne nuk i kemi 20 deputetë. Nëse ngritet iniciativë për mos-besim ne do ta përkrahim, nëse jo ne do ta iniciojmë dhe do të kërkojmë mbështetje pre të gjithë deputetëve.

LEXO EDHE:

Back to top button