Tashmë janë mësuar 15 skuadra që janë kualifikuar në fazën e 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, me vetëm edhe një vend të lirë. Shkaku i reshjeve të mëdha të borës, ndeshja mes Atalantas dhe Viljarrealit, nuk u zhvillua.
Dy skuadrat kanë gjasa për kualifikim dhe kjo ndeshje do vulos se cila skuadër do t’i bashkohet skuadrave tjera në fazën e eliminimit direkt.
Viljarreali aktualisht mban pozitën e dytë më shtatë pikë, një më shumë se Atalanta, skuadër që ka edhe golaverazhin më të dobët. Takimi nis në ora 19:00.








