Babai i pacientit: I shpreh ngushëllime familjes së vajzës që dhuroi zemrën

Babai i pacientit  22-vjeçarit që pranoi sot zemrën e vajzës së ndjerë Verica Bellqovska ka shprehur ngushëllime familjes, duke e falënderuar për dhurimin e organeve, transmeton Alsat. Svetko Strezovski tha se ka kontaktuar me djalin e tij Ilen dhe se ai për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në lidhje me: Realizohet transplantimi i dytë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

“Fillimisht i shpreh ngushëllime familjes së Vericës së ndjerë, përmes së cilës ja djali im arriti të bëhet me zemër prej dhuruesit, që mundësuan që djali im të vazhdojë jetën. Djali t i punonte zemra diku 14 për qind, kërkuam dhurues dhe ja falë zotit u gjet. Kam folur me djalin, ndjehet mirë”, tha Svetko Strezovski, baba i Ile Strezovskit.

Ndryshe, Verica Ballqovska kishte ndërruar jetë nga një aksident trafiku. Familja vendosi që organet e saj të dhurohen për qëllime mjekësore. Organet e Vericës mundësuan realizimin e transplantimit  të zemrës , dy veshkave si dhe transplantimin e indit kockor.

LEXO EDHE:

Back to top button