Bajerni me dy mungesa të mëdha përball Borusia Dortmundit

Mbrojtësi 21-vjeçar i Bajernit, Josip Stanishiq ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë për disa javë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, sipas të cilit kroati, që numëron 8 paraqitje me fanellën e Bayernit, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve shtesë, për të llogaritur kohën e rikuperimit.

Mirëpo problem më i madh për trajnerin Nagellsman, para transfertës ndaj Borusia Dortmundit, është Leon Goretzka, i cili ka shumë pak shanse që të rikuperohet për sfidën ndaj “verdhezinjve”. E sigurt është mungesa e Xhoshua Kimihut, që është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim, ndaj nëse nuk ia del as Goretzka, atëherë trajneri Nagelsmann do të duhet të riformatojë mesfushën, pa praninë e dy titullarëve të padiskutueshëm.

Ky mund të jetë një shans i mirë për austriakun Marsel Sabitzer, që u transferua nga Lajpcig te Bajerni gjatë verës, por deri tani ka luajtur shumë pak dhe pikërisht mungesa e dy titullarëve, mund të krijojë hapësira për të në fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button