Barcelona bën lëvizjen e parë të plotë në merkato

Skuadra e Barcelona bën lëvizjen e parë të suksesshme në merkaton e janarit. Skuadra katalane ka arritur marrëveshje me Ferran Torres gjatë ditëve të kaluara, por nuk kanë regjistruar akoma lojtarin.

Hapësira e vogël në paga ka bërë që La Liga të bllokojë regjistrimin e tij, por lajmet e fundit janë pozitive për katalanët. Skuadra ‘Blaugrana’ ka arritur marrëveshje me Aston Villa për huazimin e Koutinjo, dhe anglezët do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës së tij.

Kësisoj, Barca liron hapësira te pagat dhe do të mund ta regjistrojë pa telashe Ferran Torresin. Lojtari i Man. Sitit do të jetë nga përforcimet më të rëndësishme që Çavi do të ketë në këtë merkato.

LEXO EDHE:

Back to top button