BBC befason me “Personaliteti Sportiv për Vitin 2021”

Prestigjiozja britanike, “BBC” ka shpallur Ema Raducanu si “Personaliteti Sportiv për Vitin 2021”. Tenistja 19 vjeçare fiton këtë çmim mjaft të vlefshëm pas triumfit spektakolar dhe befasues në US Open këtë vit.

Tinejxherja përfundoi vitin si e 19-ta në ranglistën e përgjithshme, duke u ngritur në atë pozitë nga pozita 343 në fillim të vitit 2021. Pas Raducanu u renditën zhytësi Tom Dalej dhe notari Adam Pity.

Emra si Tajson Fjuri, Raheem Sterling dhe Sarah Storej ishin tre të tjerët që plotësuan listën e ngushtë. Aty ishte edhe sir Luis Hamilton, i cili ishte shumë afër të fitonte një titull të tetë në Formula 1  që do të ishte rekord në botën e shpejtësive marramendëse me makina sportive.

LEXO EDHE:

Back to top button