Benzema, lëndohet dhe merr vesh se hajnat kanë “operuar” në shtëpinë e tij

Java qe lamë pas nuk ishte shumë e mirë për yllin e Real Madridit, Karim Benzema. Ai u përball dy herë me Elchen, ndeshje këto aspak të lehta. Në përballjen e parë, Benzema humbi një penallti për ekipin, ndërsa me të nisur pjesën e dytë të lojës u ndalua nga një lëndim në minutën e 58-të.

Edhe përballja e fundjavës në kuadër të ligës, përsëri me Elche, për Benzeman ishte fatkeqe. Kjo pasi teksa po zhvillohej ndeshja në “Santiago Bernabeu”, hajnat hynë në shtëpinë e sulmuesit francez.

Sipas raportit policor, hajdutët ka hyrë në shtëpi përmes kopshtit, i vendosur në një kompleks shtëpish luksoze, në një kohë kur në të nuk ishte asnjë njeri. Ende nuk dihet akoma se çka kanë arritur të marrin hajnat nga kjo grabitje./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button