Bisha fluturuese sovjetike që nuk u përdor kurrë

I vetmi prototip i mbijetuar i një avioni të pazakontë, tashmë qëndron i rrënuar në një fushë pranë Moskës. Por dikur, ai ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik për t’iu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm me nëndetëse nga ana e Shteteve të Bashkuara, shkruan CNNA2.

Avioni i quajtur Bartini Beriev VVA-14, që do të thotë mjet amfib qe bën ngjitje vertikale, me 14 motorë, u krijua për t’u nisur në fluturim nga kudo, pa pasur nevojë për një pistë. I dizajnuar në vitin 1960 nga Robert Bartini, avioni ishte mjeti perfekt për të kërkuar dhe shkatërruar nëndetëset kundërshtare.

Por plani nuk funksionoi ashtu siç e kishin menduar sovjetikët. Vetëm 2 nga 3 prototipat u ndërtuan dhe vetëm njëri prej tyre arriti të ngrihej në fluturim. Kur Bartini vdiq në vitin 1974, edhe projekti vdiq me të, dhe prototipi i dytë u çmontua.

Avioni i parë u nis për në Muzeun e Forcave Ajrore në Moskë në vitin 1987, por rrugës diçka nuk shkoi si duhet. Ai u plaçkit dhe u dëmtua, e që prej asaj kohe nuk është riparuar më.

Bartini, i cili la Italinë në vitin 1923 pas daljes në skenën politike të fashistëve, dhe emigroi për në Bashkimin Sovjetik, konsiderohej si vizionar nga rusët. Avioni i tij u pagëzua Zmei Gorynich prej tyre, sipas emrit të një dragoi, personazh të flokut lokal.

Sot, avioni qëndron i dëmtuar, si në luftëtar i rënë në betejë, duke i lënë rusët vetëm të imagjinojnë se si do të kishte qenë historia nëse ai do t’i ishte bashkuar flotës sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

LEXO EDHE:

Back to top button