Borusia Dortmund i vë ultimatum Erling Haallandit

Sipas asaj që shkruan ‘Bild’, e cila citon burime shumë pranë klubit të Bundesligës, “verdhezinjtë” iu kanë bërë të ditur njerëzve të bomberit norvegjez, Erling Haalland, se janë gati për një përpjekje të madhe ekonomiko-financiare për ta zgjatur kontratën që skadon më 30 qershor 2024. Vendosja e kushtit të vetëm nënkupton që klubi të njoftohet menjëherë për dëshirat e lojtarit.
Nëse dëshiron ta ndryshojë fanellën e tij, gjermanët do të donin të kishin disa muaj kohë për të gjetur një zëvendësues, të investonin te një projekt i ri. 21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën aktuale, teksa lakmohet nga shumë klube të mëdha evropiane: Real Madrid, Man. Siti dhe Man. Junajted. Sikurse dihet, disa javë më parë agjenti i tij Mino Raiola takoi edhe presidentin e Barcelonës, Zhoan Laporta.