Braziliani i Liverpullit, gati të largohet nga “Anfilld Roud”

Roberto Firmino është një hap largimit nga “Afilld Roud”. Lëndimet e shpeshta kanë humbur besimin që kishte trajneri Jyrgen Klop dhe para brazilianite në hierarkitë e trajnerit gjerman tashmë qëndron portugezi Diogo Zhota dhe për këtë arsye Firmino po mendon seriozisht largimin nga Liverpulli.
Duke patur parasysh që kontrata e ish-lojtarit të Hofenheim me Liverpullin skadon pas një viti e gjysmë te “The Reds” mund ta nxjerrin në shitje që në merkaton e verës për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.
Ajo që interesohet më shumë për Firminon është Barcelona që është e gatshme të ofrojë deri në 20 milionë euro për brazilianin. Me shitjen e Firminos, Liverpuli do të hidhej në sulm për Luis Diaz, kolumbianin e Portos, të cilin Klopp e pëlqen shumë.