Britani, mund të anulohen të gjitha pushimet për vitin 2021

Rezervimi për çdo lloj udhëtimi veror është bërë një bast edhe më i madh për miliona britanikë pasi qeveria paralajmëroi se ato mund të anuloheshin derisa të përfundojnë vaksinimet.

Zyrtarët më parë sinjalizuan se një udhëtim jashtë Britanisë mund të ishte i pamundur gjatë vitit 2021, ndërsa ministri i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, thotë se tani edhe pushimet brenda vendit mund të konsiderohen si të pamundura.

“Derisa të njohim vijimin e bllokimit, të cilën nuk mund ta dimë derisa të kemi më shumë të dhëna, më shumë informacion mbi vaksinat gjithashtu, ju lutem mos rezervoni pushime,” tha Shapps gjatë një interviste në BBC, raporton CNNa2.

Ai vijoi duke thënë se ishte shumë herët për të folur rreth kufizimeve që do të ishin në fuqi gjatë verës, duke këshilluar udhëtarët “të mos bëjnë asgjë” derisa gjërat të jenë më të qarta.

Paralajmërimi konsiderohet si një zhgënjim për shumë pushues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin shpresuar që procesi i shpejtë i vaksinimit do t’iu hapte rrugën për pushime jashtë vendit më vonë gjatë vitit.

Britania e Madhe, ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve nga Covid-19 në botë, me gati katër milionë raste dhe 114,066 viktima nga 9 Shkurti. Vendi ka rritur kufizimet kufitare për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të virusit të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se udhëtarëve që vijnë nga 33 vende ,të cilëve u kërkohet të izolohen në hotel do të tarifohen me 1750 paund për ushqim, akomodim, transport dhe testim. Hancock paralajmëroi se njerëzit që përpiqen të shmangin rregullat e karantinës në hotel mund të përballen me 10 vjet burg.

LEXO EDHE:

Back to top button