Çifuti i fundit në Afganistan ka vendosur të qëndroj në Kabul

Çifuti i fundit i mbetur në Afganistan, Zabulon Simantov ka vendosur të qëndrojë në Afganistan pavarësisht marrjes së pushtetit nga talebanët, njofton televizioni indian WION.

“Nuk do të largohem nga shtëpia ime. Nëse do të isha larguar, nuk do të kishte kush të kujdeset për sinagogën”, ka thënë Simantov për WION.

Gruaja dhe dy vajzat tij jetojnë në Izrael që nga viti 1998, por Simantov ka qëndruar në Afganistan për t’u kujdesur për sinagogën që gjendet në Kabul, transmeton Alsat. Sipas një raporti të Agjencisë Telegrafike Hebraike, talebanët kanë marrë librin shenjtë të sinagogës, të shkruar në shekullin e 15 -të, dhe të njëjtin e shitën atë në tregun e zi.

https://twitter.com/ZvikaKlein/status/1427710090786840583

https://twitter.com/ZvikaKlein/status/1427693035643621379

LEXO EDHE:

Back to top button