Çikago Bulls dhe Juta Xhaz, pretendentë për kreun

Vazhdon seria negative e Lejkersave, pasi që u mundën nga Memfisi me rezultat 104-99. Lebron Xhejms realizoi 37 pikë dhe 13 kërcime, por që nuk mjaftuan për të evituar disfatën. Në anën tjetër Xho Morant realizoi 41 pikë. Fiton skuadra e Los Anxhelos Klipers, që mundi 91-82 Bostonin, ku diferencën në parket e bëri Morris, me 23 pikë e 10 kërcime. Ekipi i Çikagos mposhti 131-117 Atlanta, duke synuar kreun në Konferencën e Lindjes. Ndeshje ku u dallua LaVine me 25 pikë dhe ishte më i miri në parket.

Në Perëndim, skuadra e Juta Xhazit qëndron mes pretendentëve për trofe, pas fitores 120-105 ndaj Potrlandit, takim ku protagonist ishte Gobert me 22 pikë e 14 kërcime. Në sekondën e fundit fiton Sakramento, që mposhti 95-94 Dallas, sfidë ku 6 lojtarë të ekipit vendas, realizuan mbi 10 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button