Çitaku uron LVV: Kemi me ju mbajtë për fjale

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet parlamentare, në kohën kur numërimi i rezultateve nga KQZ-ja ka shkuar në mbi 75 për qind. Çitaku në Facebook  ka uruar suksese Vetëvendosjes, ndonëse ka thënë se “do e mbajnë për fjale”.

“Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale”, deklaroi ajo.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore sërish!

Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.

Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.

Kemi me ju mbajtë për fjale.

Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button