Çmendet Sautemptoni, dërgon ofertën më të shtrenjtë për sulmuesin shqiptarë

Skuadra e Sautemptonit planifikon që të dërgojë një ofertë në vlerë prej 30 milionë euro te Çellsi,  për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Sipas gazetarit Italian Fabrizio Romano, që njeh mirë fushën e merkatos, skuadra angleze është bindur në kualitetin e sulmuesit shqiptarë, andaj dëshiron që të merr kartonin e tij nga skuadra londineze.

Kujtojmë se Armando Broja është huazuar te Sautemptoni nga Çellsi, deri në fund të sezonit. Deri më tani Broja 20-vjeçar këtë stinor ka shënuar shtatë gola dhe asistuar një në 21 ndeshje në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button