Covid 19, anulon miqësoren Maqedoni-Izrael

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, nuk do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore me Izraelin, për shkak të rasteve pozitive në kampin e mysafirëve. Hendbollistët e Maqedonisë në mëngjes morrën rezultate negative nga testet për “Covid 19” dhe për këtë arsye anuluan sfidën e dytë që sot duhej të zhvillohej ndaj Izraelit. Në përballjen e parë, Maqedonia shënoi fitore me rezultat 31-28.

Tani Maqedonia do të niset për në Kampionatin Evropian me 3 ndeshje kontrolluese, dy kundër Kuvajtit në Mavrovë dhe një kundër Izraelit në Shkup.

Të përzgjedhurit e Kire Lazarovit janë në Grup me Slloveninë, Danimarkën dhe Malin e Zi, ndërsa sfidën e parë do të zhvillojën më 13 janar ndaj Slovenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button