“Covid 19” shtyn edhe dy ndeshje të tjera në NBA

Vala e “Covid-19” rrezikon ecurinë normale të sezonit në NBA. Pesë lojtarë të Klivlendit rezultuan pozitiv me “Covid-19”, derisa njësoj ndodhi edhe me yllin e Atlanta-s, Tre Jang. Siç mëson Adrian Vojnarovski, gazetar i mirënjohur i “ESPN”, NBA do të shtyjë ndeshjen mes Klivlendit dhe Atlanta-s.

Klivlendi kishin frikë se nuk do të kenë në dispozicion as tetë lojtarë, sa është minimumi i lejuar për zhvillimin e një ndeshjeje. Në një situatë të ngjashme, ditë më parë ishte edhe skuadra e Çikago Bullsit.

Përveç ndeshjes mes Atlanta-s dhe Klivlendit, edhe ndeshja mes Bruklin Nets dhe Denver Nagets, do të shtyhet. Të njëjtat arsye, pra lidhur me “Covid-19”, kanë çuar në shtyrje edhe këtë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button