Devin Hanej është boksieri i momentit në kategorinë e tij, posaqërisht pas fitores ndaj Zhosef Diaz Xhunior. Hanej ka mbajtur të paprekur rekordin e tij pa humbje, që ngjason aq shumë me atë të Flojd Mejuther.
Boksieri 23 vjeçar ka regjistruar 27 fitore, në po aq përballje të zhvilluara dhe aktualisht mban titullin e “ËBC” në kategorinë e Lightëeight, që nga viti 2019.
“Ring Magazine” e rendit atë si boksierin e katërt më të mirë aktiv në këtë peshë. Megjithatë, statistikat e bëjnë pakëz më të frikshëm boksierin amerikan.
Në 26 duele të luftuara, Hanej gëzon 26 fitore, duke mos njohur humbje as barazim, ashtu siç bënte Mejuther në 26 duelet e para. Të dy boksierët numëronin nga një titull bote në këtë moshë, derisa Hanej ishte 20 vjeç kur fitoi titullin, kurse Mejuther 21.








