Disiplina e “hekurtë” e Ronaldos ndaj fëmijëve të vet

Disiplina e hekurt e Kristiano Ronaldos në jetën dhe rutinën e tij është e shumë e njohur tashmë. Nuk është për t’u habitur që superylli i Man. Junajtedit dëshiron t’u vendosë fëmijëve të tij rregulla të qarta.

 

Si i ftuar në Expo 2020 në Dubai, Ronaldo u pyet për përdorimin e pajisjeve teknologjike (telefonat cellular).

 

“Kjo më ka ndihmuar mua dhe njerëzit në mbarë botën dhe mendoj se duhet të përfitojmë prej saj, por nuk duhet të fiksohemi pas saj”, citohet të ketë thënë për ‘Daily Mail’.

 

Manchester United’s Cristiano Ronaldo portrait painted on a wall close the stadium prior to the start of the English Premier League soccer match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford stadium in Manchester, England, Saturday, Nov. 6, 2021. (AP Photo/Jon Super)

 

I pyetur për përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte decid.

 

“Fëmija im më i madh (Kristiano Ronaldo Xhunior) së shpejti do të jetë 12 vjeç dhe ai gjithmonë më pyet: ‘Babi a mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular?’ Unë i them: ‘Kristiano, ke kohë.’ E di gjithashtu që ky brez i ri është një hap përpara moshës së tyre, ndaj jam dakord që duhet të përfitojmë, por nuk duhet të fiksohemi pas teknologjisë,” ka thënë mes tjerash Ronaldo.

Sulmuesi portugez është në pritje të fëmijëve të tij të pestë dhe të gjashtë, duke plotësuar kështu gjysmën e ekipit të futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button