Doni van de Beek, zyrtarisht largohet nga “Old Traford”

Doni van de Beek mund ta mbyll sezonin larg ‘Old Trafford’. Mesfushori holandez nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ralf Rangnik dhe shumicën e kohës e kalon në stol.
Lojtari dhe klubi janë të pajtimit për lëvizjen e tij në formë huazimi, dhe Everton është skuadra që dëshiron shërbimet e tij. “The Guardian” raporton se Everton është pajtuar për një marrëveshje huazimi të Van de Beek.
“Toffees” do të mbulojnë pagën e plotë të 24 vjeçarit, deri në fund të sezonit 2021/22. Van de Beek pritet të jetë transferimi i parë i Frank Lampard, psi që ky i fundit të zyrtarizohet në krye të stolit të Evertonit.