Durant i pandalshëm ndaj Filadelfisë

Bruklin Nets kanë gjetur fitoren edhe përballë skuadrës së Filadelfia 76ers, të cilën e mposhtën me rezultatin 114:105. Nets fituan secilin çerek të takimit përveç atij të tretit, të cilin e humbën me rezultat 19:31. Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Kevin Durant, i cili këtë edicion është një formulë pa zgjidhje për mbrojtjet e NBA.
Durant kontribuoi në këtë fitore me 34 pikë dhe 11 kërcime, për të regjistruar ‘Double-double’, derisa shtoi edhe tetë asiste. Në radhët e 76ers, Xhoell Embiid ishte më i miri me 32 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.