Edhe statistikat në anën e kampionit të ri në Formula 1

Gara e Abu Dhabi në Formula 1 ka nxitur shumë reagime, jo për fajin e Maks Verstapenit që u shpall kampion në xhiron e fundit të garës, por për fajin e drejtuesve të garës.

Sigurisht, piloti holandez veproi brenda limiteve që ju lejuan me rregull, por edhe një statistikë tjetër dëshmon se Maks Verstapen, ka bërë një prej sezoneve më të mira të mundshme. Se sa dominues ka qenë këtë vit holandezi, tregon fakti që ai ka prirë në më shumë xhiro këtë sezon, sesa gjithë pilotët tjerë së bashku.

Maks Verstappen priu 652 xhiro në total këtë edicion, derisa gjithë pilotët tjerë 645. Maks në fund fitoi titullin vetëm falë një parakalimi në xhiron e fundit të F1.

LEXO EDHE:

Back to top button