Erling Halaand, ka zgjedhur ekipin ku do të vazhdojë karrierën

Sulmuesi Erling Haaland është i dëshpëruar t’i bashkohet Barcelonës këtë verë dhe do t’i jap shansin klubit që të rris financat për të kompletuar transferimin në verë.

21-vjeçari pritet të largohet nga Borusia Dortmund në verën e ardhshme, kur klauzola prej 63 milionë funte të bëhet aktive. Pavarësisht interesimeve të klubeve si Man. Siti, Man. Junajted, Çellsi dhe Real Madrid, norvegjezi preferon kalimin në “Kamp Nou”.

Sipas “Daily Star”, Haaland dëshiron kalimin te Barcelona dhe shpreson që katalunasit në verë të arrijnë ta financojnë transferimin. “Daily Star” nënvizon se skuadra e Çavit duhet të dal në fitim prej 300 milionë funte për të kompletuar transferimin e Haaland, pra paguar kërkesat e agjentit dhe kontratën afatgjate.

Haaland ka shënuar 23 gola dhe regjistruar 6 asiste në 20 paraqitje për Dortmundin këtë sezon, derisa ka shënuar 80 herë dhe dhuruar 21 asistime në 79 paraqitje, që prej kalimit në janarin e vitit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button