F1: Rrisi e vetme do të jetë gara në Majami

Është përcaktuar kalendari i sezonit të ri në Formula 1. Botërori i fundit ishte i jashtëzakonshëm, me Maks Verstapenin dhe Luis Hamiltonin që dhuruan “shou” deri në xhiron e fundit të garës së fundit.
Në fund, festa ishte për pilotin holandez te “Red Bull”-i, i cili fitoi titullin e parë në karrierë, ndërsa britaniku i “Mercedes”-it do tentojë titullin e tetë në histori, por në sezonin e ri.
Botërori i vitit 2022 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit më 20 mars, ndërsa gara e fundit do të zhvillohet Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 20 nëntor. Në total do të ketë 23 gara, teksa Formula 1 do të zbarkojë për herë të parë edhe në Majami, aty ku Çmimi i Madh do të zhvillohet më 8 maj.