FC Ferizaji siguron futbollistin shkupjan

Skuadra e Ferizajit vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa I fundit është futbollisti Sunaj Hasan. Një përforcim që premton shumë për klubin që synon rikthimin në elitë.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin shkupjan, Sunaj Hasan. Ai është prezantuar sot në ambientet e klubit. Sulmuesi u bashkua me klubin tonë pas aventurës që kishte me KF Gostivarin, ku bëri paraqitje mjaftë të mira, ai ka luajtur edhe në Kosovë ku ishte pjesë e KF Arbërisë.

Hasan ka një karrierë të bujshme, ku ka luajtur në shumë skuadra, ndër to FC Shkupi dhe Sarayonu nga liga Turke.  Me përvojën dhe cilësitë e tij, ne presim shumë që Sunaj Hasan do të na ndihmojë shumë në synimet tona. Klubi ynë i uron mirëseardhje Sunaj Hasan, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese me FC Ferizaj”, njofton FC Ferizaj.

LEXO EDHE:

Back to top button