FC Shkupi, cakton ndeshjet kontrolluese në Antali

Lideri në Ligën e Parë të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit, më 5 janar, do t’i nisë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, pas së cilës më 14 janar, ekspedita e skuadrës nga Çairi, do të niset për në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë tri ndeshje kontrolli.

FC Shkupi, më 18 janar kundër Leh Poznan, më pas me Çernomorets Odesa më 26 janar dhe 5 ditë më vonë është kontrolli i fundit me Ahmat Groznin. Skuadra e FC Shkupit, aktualisht po tenton të caktojë edhe dy ndeshje të tjera, më 23 dhe 29 janar, por deri më tani nuk dihen rivalët e mundshëm të liderit në kampionatin vendas.

Kujtojmë se skuadra nga Çairi është lider në kampionat me 42 pikë, gjegjësisht shtatë më shumë se Akademija Pandev dhe tetë më shumë se Shkëndija.

LEXO EDHE:

Back to top button