FC Shkupi, kampioni vjeshtor në Maqedoni

Në 18-të ndeshje të zhvilluara, skuadra nga Çairi ka fituar 13 herë, ka tre barazime dhe dy humbje, duke shënuar 43 gola dhe duke pësuar vetëm 11 gola.

Pa dyshim, këto rezultate janë meritë e të gjithëve, andaj trajneri Goce Sedloski, u shpreh i lumtur për rezultatet e klubit dhe për punën ekipore gjatë muajve të fundit.
“Në fund të pjesës së parë të këtij sezoni, do të doja ti falënderoja të gjithë për punën e mirë duke filluar nga lojtarët, stafin teknik, ndihmësit e mi, presidentin e klubit dhe të gjithë ata që punuan fortë gjatë këtyre muajve që të jemi këtu ku jemi.

E një falënderim të veçantë për tifozët tanë që ishin prezent në çdo ndeshje tonën, duke qenë me të vërtetë, lojtari jonë I 12-të. Jam jashtëzakonisht i lumtur që po e përfundojmë pjesën e pare të sezonit të parët në tabelë, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse ne kemi edhe shumë për të treguar dhe shumë për të fituar.

Tani kemi pushim dhe do dëshiroja që lojtarët të pushojnë e të kthehen edhe më të forte, sepse na pret një rrugë e gjatë dhe shumë punë”, tha mes tjerash trajneri Sedloski.

LEXO EDHE:

Back to top button