Federer për Nadalin: Asnjëherë mos e nënvlerësoni një kampion të madh

Rafael Nadal arriti të fitoi Grand Slamin e 21-të në karrierën e tij, duke shënuar fitore të madhe ndaj rusit Daniil Medvedev me 3-2 në sete edhe pse ishte në disavnatazh 0-2.  Së fundmi edhe Federer ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje të Nadalit.

“Çfarë ndeshje! Për mikun dhe rivalin e madh Rafael Nadal. Urime të përzemërta që u bërë njeriu i parë që fiton 21 tituj të Grand Slam. Para disa muajve ishim duke bërë shaka të dy duke qenë me paterica. Asnjëherë mos e nënvlerësoni një kampion të madh. Puna jote e madhe, dedikim dhe luftë është inspirim për mua dhe për të gjithë botën.

Jam krenar që ndajë një epokë me juve dhe i nderuar që kam pasur rol të të shtyjë të ndihmojë të arrish më shumë, siç ke bërë ti për mua në 18 vitet e fundit. Jam i sigurt se do të kesh arritje të tjera, por për tani shijoje këtë”, shkroi Federer në “Instagram”

LEXO EDHE:

Back to top button