Feniksi, i pari deri te 30 fitore në NBA

Në njërën nga katër ndeshjet e zhvilluara gjatë mbrëmjes së kaluar në NBA, basketbollistët e Feniksit mundën skuadrën e Los Anxhelos Klipers, me rezultat 106 – 89, me çka u bëne ekipi i parë që ka shënuar 30 fitore në sezonin e ri. Lideri i Konferencës së Perëndimit, deri më tani ka regjistruar 30 fitore dhe 8 disfata.

Në fitoren ndaj Klipersit, u dallua Kameron Xhonson me 24 pikë. Në përballjet e tjera, Nju Jorku me përmbysje të madhe, duke anuluar 25 pikë diferencë, mundi Bostonin me rezultat 108-105. Golden Stejti, pa të lëdnuarin Stefon Kerri, pësoi disfatë ndaj Nju Orlinsit me rezultat 96-101, ndërsa Memfisi mundi skuadrën e Denverit, me rezultat 118-88.

LEXO EDHE:

Back to top button