Skuadra e “Ferrari”-t beson se do të jetë thuajse e pamundur që të ngushtohet diferenca me “Red Bull”-in dhe “Mercedes”-in. Nga ‘kokëkuqja’ besojnë se rregullat e reja teknike për sezonin 2022 bëjnë të vështirë një gjë të tillë.
Drejtori sportiv i “Ferrari”, Laurent Mekies ka thënë se “Red Bull” e “Mercedes” do të përmirësohen, dhe është naive të besohet se “Ferrari” mund t’i kap ata.
“Unë nuk e vë në dyshim aftësinë e tyre për të pasur një super-makinë në vitin 2022. Ata duhej të shpenzonin më shumë në 2021, por nëse shikoni rezultatet që kanë arritur në 10 vitet e fundit, duhet të jesh naiv të mendosh se është lehtë të ngushtohet diferenca”, ka thënë Mekies.
“Ferrari” ka mbyllur vitin e kaluar pa fituar asnjë garë dhe titulli duket se qëndron si ëndërr për këtë skuadër.








