Ferrari nis përgatitjet për sezonin e ri

Sezoni 2022 për skuadrën e “Ferrari”-t, do të nis që këtë javë, në pistën e Fiorano. Edhe pse makina e re e “kokëkuqes” ende nuk është zbuluar (më 17 shkurt), ka ardhur koha që pilotët të nisin të adaptohen me makinën dhe ritmin e garës pas dy muajve pushim.

Të gjithë, pilotë, inxhinierë e mekanikë te Ferrarit do të jenë së bashku për 4 ditë në Fiorano, në pistën private të makinës italiane. Në pistë do të zbresin të dy pilotët titullarë, Sharll Leklerk dhe Karlos Sainz, si dhe piloti kolaudator Robert Shartzman. Ata do të pilotojnë makinën SF21 të vitit të kaluar.

Për herë të fundit ata kanë qenë në pistë në garën e “Yas Marina”, në Abu Dabi, ku disa ditë më pas u bënë edhe disa teste me gomat e reja.

LEXO EDHE:

Back to top button